Rama nxjerr pamje nga takimi në Abu Dhabi: Firmosëm dy marrëveshje

Shqipëria

Rama nxjerr pamje nga takimi në Abu Dhabi: Firmosëm dy marrëveshje

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:18
Foto nga takimi

Pas lajmit që dha mëngjesin e sotëm për marrëveshjet për rindërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës dhe Spitallë, kryeministri Rama ka nxjerrë pamje nga takimi me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

‘Me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte’, shkruan Rama në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat