Kacifas ‘hyn’ në parlamentin grek, deputeti i kërkon llogari ministrit Dendias për vonesën e hetimeve në Shqipëri

Shqipëria

Kacifas ‘hyn’ në parlamentin grek, deputeti i kërkon llogari ministrit Dendias për vonesën e hetimeve në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:54
Nikos Dendias, Kostandinos Kacifas

Një deputet i parlamentit grek i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias informacion në lidhje me vonesën e hetimeve për vrasjen e Kostandinos Kacifas nga RENEA në Shqipëri.

"Autoritetet shqiptare duhet të ndalojnë së penguari dhe duhet të të na sqarojnë për kushtet se si u vra Kacifas. Nuk është e mundur që një vend që kërkon të bashkohet me familjen evropiane të mos marrë parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës. Tirana duhet të kuptojë që procesi i tyre i pranimit në BE nuk është i vetëkuptueshëm, por presupozon respektimin e rregullave të respektit absolut të të drejtave të njeriut, si dhe respektimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke”, shkruan, Maximos Harakopulos, deputeti i partisë në pushtet dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike dhe Rendin Publik.

Ministri i Jashtëm i Greqisë i është përgjigjur deputetit se që prej tetorit të vitit 2018 po e monitoron çështjen.

“Është e qartë se autoritetet shqiptare kanë vonuar ndjeshëm përfundimin e hetimit. Në të gjitha kontaktet tona ne kemi theksuar se procesi i hetimit për vrasjen e Kacifas duhet të përfundojë menjëherë. Ky është një kusht i domosdoshëm për përmirësimin e klimës në marrëdhëniet tona, pasi ka prekur pakicat greke”, shkruhet në përgjigjen e kthyer nga Dendias.

Minoritari ekstremist, Kostandinos Kacifas u vra në fshatin Bularat në Gjirokastër në datë 28 tetor 2018 nga RENEA, pasi ky i fundit qëlloi drejt tyre me breshëri kallashnikovi dhe bëri rezistencë, duke rrezikuar jetën e efektivëve shqiptarë që i bënin thirrje për t'u dorëzuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat