Rrëfimi i Ramës për tërmetin/ Basha: Ishte spot për propagandë

Shqipëria

Rrëfimi i Ramës për tërmetin/ Basha: Ishte spot për propagandë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:15
Lulzim Basha

Rrëfimi i publikuar nga kryeministri Edi Rama në përkujtim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe se si e kishte përjetuar ai këtë tragjedi, është konsideruare thjeshtë si propagandë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha u shpreh se në fillim fatkeqësia u pa nga Rama si mundësi për PR. Ndërsa sa i përket familjeve që janë ndihmuar, Basha tha se janë përpjekur që t’i kamuflojnë shifrat dhe nuk është bërë transparencë.

Sipas kryedemokratit banorët që tashmë jetojnë në çadra po mendojnë të kthehen në banesat e tyre, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti, sepse çadrat i janë grisur dhe dimri po afron.

Basha: Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht. U pa në fillim si mundësi për PR dhe deri në mëngjes me atë spot që publikoi Rama si propagandë.

Në këtë rast kemi të bëjmë me shumë familje që janë jashtë. Janë përpjekur ti kamuflojnë shifrat se edhe ato raste kur i kanë ndihmuar qytetarët nuk e kanë bërë me transparencë.

Kemi të dhëna të plota nga Mirdita. Vihet re se ka një problematikë ku banorët që u goditën nga tërmeti e dinë mirë. Çadra po ju griset dhe mendojë që të rikthehen prapë aty, në ato banesa të dëmtuara ku mungon një pjesë e tavanit, apo që muret janë të çara në mes.

Një vit më pas ata nuk duhet të ishin në të njëjtën çadër që iu dha në fillim. Në këtë rast Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë nga Facebook dhe Instagram, t’i përdorë vuajtjet e tyre për të fotografuar dhe prodhuar spotet e ditës.

Sot nuk kemi asnjë shpresë për familjet që një vite më parë iu premtua banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat