Spiropali citon Shekspirin: Pushteti na ra papritur nga lart si një madhështi

Shqipëria

Spiropali citon Shekspirin: Pushteti na ra papritur nga lart si një madhështi

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:10
Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali, duke cituar Shekspirin, u shpreh se pushteti ra papritur nga lart për shkak të braktisjes që opozita jashtëparlamentare.

Spiropali: Ky nuk ishte një pushtet që e morëm me armë në kulla. Ky ishte një pushtet, sikurse thotë Shekspiri, një madhështi që na ra papritur nga lart për shkak të braktisjes që opozita jashtëparlamentare i bëri detyrës së tyre.

Revolucioni i mbetur në tentativë, kuvendi i lënë bosh, këshillat bashkiak të braktisur. Ata tentuan që të shkatërronin shtetin shqiptar me një strategji të dëmshme. Këtë shtet ne e mbajtëm në këmbë me forcën tonë shtetndërtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat