Njohja e patentave shqiptare në Itali/ Flet ministria italiane e Transportit

Shqipëria

Njohja e patentave shqiptare në Itali/ Flet ministria italiane e Transportit

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:16
Ilustrim

Prej gati një viti ka skaduar marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e së drejtës së konvertimit të patentave shqiptare në vendin fqinj.

E prej një viti, shumë emigrantë shqiptarë e shqiptarë që punojnë mes Shqipërisë e Italisë janë në vështirësi jetike pasi nuk mund të punojnë apo të lëvizin për punë për shkak të kësaj vonese.

Mjaft prej tyre i janë drejtuar redaksisë së RTV Ora për të mundësuar një përgjigjgje pranë autoriteteve italiane pasi ky fakt ka bërë që mjaft prej tyre të humbasin vendin e punës apo ta kenë të pamundur të punojnë apo të lëvizin për motive pune.

Ministria Italiane e Transportit, në një përgjigje eskluzive për RTV Ora, ka sqaruar motivet e kësaj vonese.

“Procedurat për rinovmin e marrëveshjes dypalëshe mes Italisë e Shqipërisë për konvertimin e patentave shqiptare janë në zhvillim e sipër. Për momentin nuk është e mundur të informojmë për një datë të caktuar të ashtëquajturës procedurë rinovimi, pasi negociatat përfshijnë jo vetëm autoritetet italiane pra Ministrinë e Jashtme Italiane por dhe organet kompetente të autoriteteve shqiptare. Drejtoria përgjegjëse pranë Ministrisë Italiane të Transportit sinjalizon se duke parë rëndësinë e kësaj marrëveshje për qytetarët shqiptarë, po punojnë për të përshpejtuar këto procedura”.

Sipas përgjigjes së palës italiane duket qartë se rinovimi i kësaj marrëveshje varet dhe nga inpenjimi i autoriteteve shqiptare në përgatitjen e dokumentacionin përkatës e në arritjen e një firme të dytë.

Sipas dokumentacionit zyrtar publik të Minsitrisë Italiane të Infrastrukturës e Transportit, prej datës 25 dhjetor 2019 ka skaduar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e së drejtës së konvertimit të patentës shqiptare në Itali.

Sipas vendimit, tashmë të skaduar firmosur nga Ministria Italiane e Transportit, dhe e protokolluar me numër 27774 më datë 5 dhjetor 2014, adresuar të gjitha zyrave territoriale e rajonale të drejtorive të transportit, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Guardia di Finanza, Drejtorisë së Policisë së shteit, Ministrisë së Jashtme, Shoqatës Kombëtare të Autotransportit e Prefekturave, informohej se prej datës 25 dhjetor 2014, ka hyrë në fuqi marrëveshja e re mes Republikës Italiane e Republikës së Shqipërisë për konvertimin e patentave të makinave.

Kjo marrëveshje rinovonte për 5 vite të tjera marrëveshjen e mëparshme firmosur në Tiranë mes dy vendeve me skadencë kohore nga 27 tetor 2008 deri më 15 korrik 2014 e i jepte  të drejtën e konvertimit të patentës shqiptare për të gjithë emigrantët shqiptarë me leje të rregulltë qëndrimi e me të paktën 4 vjet rezidencë në Itali

Marrëveshja e re u përditësua me një dokument të firumosur më 3 shtator 2019, me numër protokolli 26741, hyrë në fuqi prej datës 8 shtator 2019, pas ankesave të emigrantëve shqitparë që ishin pajisur me patente shqiptare të modelit të ri aprovuar nga Ministria Shqiptare e transportit më 24 janar 2017. 

Ky ndryshim i jepte mundësi konvertimi patente, të gjithë emigrantëve shqiptarë të pajisur me patentë shqiptare të modelit të vjetër apo të ri me kusht që patenta të mos ishte e skaduar në kohë.

Kanë kaluar mbi 8 muaj nga skadimi i marrëveshjes së 2014 e ende nuk ka qartësi nëse ka një rinovim të përkohëshëm të saj e nëse po punohet për një marrëveshje tjetër afatgjatë.

Në dokumentacionin e autoriteteve italiane rekomandohet se “një vit para skadencës së marrëveshjes (tashmë e skaduar) mes dy vendeve duhet të nisin kunsultimet për procedurat e rinovimit të saj.

Fakt është se janë të shumta emigrantë shqitparë  që kërkojnë të konvertojnë patentën e tyre shqiptare në Itali për motive pune, nevoje e jetese, por dhe për pamundësi ekonomike. 

Marrja e një patente italiane është një shpenzim ekonomik që me pagesat e dokumentacionit e të orëve të teorisë, praktikës e të provimeve shkon rreth 1200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat