Çështja “Becchetti”, Teliti: Kontrata nuk u anullua me vendim gjykate, ja plani ynë për zgjidhje

Shqipëria

Çështja “Becchetti”, Teliti: Kontrata nuk u anullua me vendim gjykate, ja plani ynë për zgjidhje

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:59
Dorian Teliti

Ditën e djeshme disa shtete nisën konfiskimin e pasurive shqiptare, pas humbjes së gjyqit të qeverisë shqiptare kundër biznesmenit Francesco Becchetti në Gjykatën Ndërkombëtare.

Ish-deputeti i PD, Dorian Teliti për “Ekopolitikë” ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e tij, teksa ka thënë se vendimi për anullimin e kontratave me Becchettin nuk ishte nga gjykata, por ishte një vendim politik nga qeveria shqiptare.

Teliti: Buxheti është shumë i vështirë për t’u menaxhuar. Vendimi i gjykatës ka ardhur nga fajet dhe nga gabimet që ka bërë administrata shtetërore dhe politikanët qeverisës. Që ne ta evitojmë këtë gjë në të ardhmen, që ne mos të ngarkojmë qytetarët me fatura arbitrazhi kemi prezantuar mekanizmin ligjor antimafia, ku në fund fare s’do të jetë Lulzim Basha kryeministri që do të anullojë kontratat, as Parlamenti shqiptar, do të jetë Gjykata për Krimet e Rënda dhe Korrupsion.

Të gjitha kontratat, lejet, autorizimet e dhëna gjatë 30 viteve të fundit do të kalojnë në sitë dhe do të jetë vendimi i gjykatës se cila prej tyre do të anullohet dhe cila jo. Nëse del një vendim gjykate PD do e respektojë.

Nuk u anulluan kontratat e Becchettit me vendim gjykate, por me vendim politik. Shkoi Becchetti në instancat ndërkombëtare dhe hodhi në gjyq qeverinë shqiptare.

Teliti ka vijuar më tej duke thënë se qeveria e ardhshme e PD do të dorëzojë një dosje në lidhje për çështjen dhe më pas vendimin do ia lërë në dorë gjykatës.

“Në momentin që qeveria e ardhshme e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të shkojë dhe do të dorëzojë dosjen për anullim. Do të jetë gjykata që do të vendosë për anullimin e tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat