Yuri Kim dhe Soreca urojnë shqiptarët: Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Më të fortë së bashku!

Shqipëria

Yuri Kim dhe Soreca urojnë shqiptarët: Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Më të fortë së bashku!

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:52
Soreca, Yuri Kim

Për ditën e pavarësisë së shqipërisë ka uruar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Ai shkruan se këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër COVID19 dhe sakrificës së mjekëve.

Soreca: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë.  BE qëndron pranë popullit shqiptar. Më të fortë së bashku!

Ndërkohë, pas Sorecës dhe sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka uruar edhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Yuri Kim: Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi, duke e shpallur Shqipërinë të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat