Kryemadhi nga Vlora fton shqiptarët kudo të mblidhen si në1912 për të luftuar evazionin e së keqes

Shqipëria

Kryemadhi nga Vlora fton shqiptarët kudo të mblidhen si në1912 për të luftuar evazionin e së keqes

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:28
Monika Kryemadhi

Vlora ishte sot shtëpia e shqiptarëve por dhe e politikanëve.

Edhe Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte atje për të bërë homazhe dhe për të përcjellë mesazhin për tu bashkuar edhe një herë si 108 vjet më parë për të përballur atë që ajo e quan evasion të së keqes që ka kapluar Shqipërinë.

“Në këtë ditë flamuri si 108 vite më parë kur të gjithë mëndjet e ndritura të Shqipërisë u kthyen për të përballuar atë evasion të së keqes në Shqipërisë sot më shumë se kurrë duhet të mblidhemi për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe mbytje të varfërisë dhe mungesë së shpresës dhe bashkimin të gjithëve për ti dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.”

Ne Vlorë ishte sot në homazhe edhe presidenti Meta dhe kryeministri Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat