28 Nëntori/ Flamuri kuqezi valëvitet në Spitalin Infektiv

Shqipëria

28 Nëntori/ Flamuri kuqezi valëvitet në Spitalin Infektiv

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:10
Flamuri kuqezi valëvitet në Spitalin Infektiv

Përvjetori i 108-t i Ditës së Pavarësisë e gjen Shqipërinë në një situatë të pazakontë, teksa përballet me pandeminë Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar dy foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjekë teksa valëvisin flamurin kombëtar në ballkonin e Spitalit Infektiv.

Ndonëse “bluzat e bardha” janë në vijën e parë të frontit në përballje me Covid-19, disa mjekë nuk kanë harruar festën e flamurit.

Në mesazhet dhënë qytetarëve ministrja Manastirliu ka apeluar që të tregohet kujdes gjatë ditëve të festës. “Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat