Pandemia rriti kursimet, depozitat bankare arrijnë 8.7 mld euro

Shqipëria

Pandemia rriti kursimet, depozitat bankare arrijnë 8.7 mld euro

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:10
Banka shqiptare

Periudha e pandemisë Covid-19 ka bërë që shqiptarët të shtojnë kursimet, pasi depozitat kanë shënuar rritje edhe gjatë tetorit. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat bankare arritën në 8.7 miliardë euro gjatë pandemisë.

Frika dhe pasiguritë e shtuara për shkak të situatës pandemike u shoqërua me rritjen e kursimeve. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave në fund të muajit tetor arriti një rekord historik prej 8.7 miliardë euro, duke u rritur me 20 milion euro, në krahasim me muajin e mëparshëm. Në krahasim me fundin e shkurtit, depozitat janë rritur me 39 miliardë lekë, ose rreth 317 milionë euro. Vitin e kaluar, shtesa e kursimeve për të njëjtën periudhë ishte 90 milionë euro, ose gati katër herë më e ulët. Ky është zgjerimi më i madh i depozitave për periudhën në fjalë që nga viti 2012.

Tirana ka peshën kryesore të kursimeve që qytetarët kanë mbyllur në banka e ndjekur nga Durrësi,Vlora dhe Elbasani.

Vendimi për të rritur kursimet ka ardhur edhe pse interesat mbeten shumë të ulëta sidomos për depozitat në lekë. Rritja e kursimeve duket se erdhi nga pamundësia fizike e qytetarëve për të konsumuar në kushtet kur pjesa më e madhe e bizneseve ishin të mbyllur. Rritje e nivelit të kursimeve në banka është vënë re edhe në shtetet europiane.

Kursimet në banka

Qyteti                    Depozitat (lekë)

Tirana                   571.9 mld

Durrësi                  92.6 mld

Vlora                     75.1 mld

Elbasani                62.3 mld

Shkodra                 50.3 mld

Lezha                    21.6 mld

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat