Ka shkuar në 8 numri i personave të prekur me Covid në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë.
Mësohet se sot dy persona të tjerë, staf në këtë institucion kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ndërkohë tamponët i janë bërë pjesës tjetër të stafit dhe një pjese të fëmijëve.
Kujtojmë se në Vlorë është një nga qytetet më të prekura, pas Tiranës. Vetëm ditën e djeshme u konfirmuan 59 raste.