U hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, flet vëllai i 60-vjeçarit: Kishte probleme me shëndetin mendor, ishte i divorcuar dhe…

Shqipëria

U hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, flet vëllai i 60-vjeçarit: Kishte probleme me shëndetin mendor, ishte i divorcuar dhe…

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:38
Shefqet Ndroqi

Anton Skabona, vëllai i pacientit 60 vjecar i cili mëngjesin e sotëm i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi, ku po kurohej, rrëfeu në një lidhje të drejpërdrejtë për News24, komunikimin e fundit me të.

Ai tregon se i kishte kërkuar të vëllait, Leonardit, të mos shkonte në spital, të paktën deri sa të merrte përgjigjet e analizave, përgjigje të cilat deri më tani prentendon ai nuk i kanë marrë ende.

“Një orë ose dy orë para se të shkonte, i thash mos shko në spital. Kishte bërë edhe testin për Covid por si kishin dhënë përgjigje. Dua të pse me ka vdek vëllai , cfarë ilaçesh i kanë dhënë. Kur ka qenë në spital nuk kam mundur të komunikoj me të. Një shoqe e motrës ka folur, i kanë thënë nuk është në gjendje të rëndë. Ka fol edhe me motrën dhe i ka thënë ‘këtu nuk të shërbejnë’. Dua të di për c’arsye është hedh nga ballkoni.

Kur kam folur me të më herët, nuk shprehej i trembur, i sygjerova prit rezultatin e testit më pas shko në spital. Ai e ka marrë vetë spitalin, ka shku e ka marr ambulanca në Laç, por nuk i kanë dhënë përgjigje për testin.” tregon ai për News24.

Iu nënshtrua ekzaminimeve të tjera?

Shoqja e motrës ka fol me spitalin i kanë thënë po bëjmë analizat e tij nuk dimë asgjë si kanë dalë analizat. Kam edhe vllain tjetër në Tiranë, që ka shku me marr trupin dhe nuk i japin përgjigje.

Vëllai juaj kishte fshaqur probleme me shëndetin mendor?

Po, ka qenë i shtruar në spital në Shkodër. Ka pas probleme ka qënë në burg politik në hetuesi. Po pas spitalit ka qenë shumë mirë, është mjekuar ka qenë normal.

Me kë jetontë?

Vetëm jetonte te shtëpia e prindërve. Dy çunat i ka në Belgjikë, ishte i divorcuar.

Në c’vit ka qenë i shtruar?

Këtë vit ka qenë i shtruar para 2-3 muajsh.

Sa ka qëndruar atje?

Është kuruar për një muaj, ka dalë në rregull prej andej

Çfarë kërkoni ju sot?

Unë kërkoj nga spitali diagnozën e saktë të vëllait tim. Përse ka vdekur, pse është hedhur nga ballkoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat