OFL i “troket” në derë 5 të dënuarve për vjedhje, vrasje dhe drogë. Duhet të deklarojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh

Shqipëria

OFL i “troket” në derë 5 të dënuarve për vjedhje, vrasje dhe drogë. Duhet të deklarojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Oficerët e Opercionit Forca e Ligjit i kanë dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 5 të dënuarve për vjedhje, vrasje dhe droge.

Bëhet fjalë për shtetasit Angjelin Ndreka, Ndue Jaku, Ilia Pire, Arben Muça dhe Egli Duka, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orës.

Njoftimi i policise

Angjelin Ndreka banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ndue Jaku banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ilia Pire banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Muça banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Egli Duka banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat