Zbardhen dëshmitë dhe motivi i krimit/ Kush është 20 vjeçari shqiptar, që vrau pronarin e hotelit në Greqi, për 200 euro borxh

Shqipëria

Zbardhen dëshmitë dhe motivi i krimit/ Kush është 20 vjeçari shqiptar, që vrau pronarin e hotelit në Greqi, për 200 euro borxh

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
Indrit Lleshi, është 20 vjeçari shqiptar i arrestuar prej policisë greke, pasi akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhënësit të tij në ishullin Santorini në Greqi

Indrit Lleshi, 20 vjeçari shqiptar i arrestuar prej policisë greke, akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhënësit të tij në ishullin Santorini, Greqi.

Sipas hetimeve që ka bërë policia greke, Lleshi akuzohet se ka ekzekutuar viktimën 62 vjeç, për një borxh prej 200 eurosh.

Shqiptari pretendonte se  pronari i hotelit nuk i kishte dhënë paratë për ditët e punës.

I ndaluar prej  policisë, mbas më shumë se 10 orë marrje në pyetje,Lleshi ka pranuar se ka qënë ai që ka vrarë viktimën.

Sakaq, 20 vjeçari ka thënë para agjentëve se kishte kërkuar prej pronarit grek të hotelit në të cilin punonte, shumën që ai i kishte borxh,pasi donte t’ja dërgonte të ëmës dhe tre motrave të tij në Shqipëri, por viktima e ka ofenduar, dhe në vazhdim e ka kërcënuar me një shishe.

Pasi janë përleshur, i arrestuari deklaroi se e pa viktimën të bjerë në tokë pa ndjenja.

Në panik ai e ka spërkatur atë me vodka dhe i ka vënë zjarrin, duke bërë që trupi i pa jetë të digjet për më shumë se 24 orë, në një ambient me ajrim të kufizuar në hotelin e viktimës.

Mjeku ligjor që ekzaminoi mbetjet  e trupit pothuaj të karbonizuar të viktimës, tha se përpara se  të digjet, viktima është goditur me sende të forta, ndoshta edhe me levë.

Me pas autori ka ndërruar rrobat dhe i është drejtuar një lokali,ku me gjakftohtësi, ka konsumuar kafe, pa dhënë asnjë shenjë se ka qenë autor i krimit të rëndë.

Indrit Lleshi rezulton se është deportuar prej autoriteteve greke dy herë  në të kaluarën, por sërish ka mundur  të kalojë kufirin, duke shkuar  për punë në ishullin e Santorinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat