Arrestohet ‘manjaku i Vollgës’, vrasësi serial rrëmbeu dhe vrau 26 gra brenda një viti

Shqipëria

Arrestohet ‘manjaku i Vollgës’, vrasësi serial rrëmbeu dhe vrau 26 gra brenda një viti

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Ilustrim

Hetuesit rusë kanë arrestuar të ashtuquajturin “manjaku i Vollgës”, i cili akuzohet për vrasjen e 26 grave të moshuara brenda një viti. I cilësuar vrasësi serial më i tmerrshëm i Rusisë, 38-vjeçari i shpallur në kërkim prej disa vitesh, u zbulua pas analizimit të ADN-së në trupin e viktimave.

Policia ruse ka arrestuar të ashtuqujaturin “manjiaku i Vollgës” i cili dyshohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 26 grave të moshuara në Rusinë qendrore midis viteve 2011- 2012. 38-vjeçari, Radik Tagirov me profesion bravandreqës, është person me precedent të mëparshëm penal. Sipas të dhënave hetimore, emri i tij është i lidhur me krime të shumta dhe vrasje të kryera në rajone përgjatë lumit Vollga të Rusisë.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili vepron si FBI, tha në një deklaratë se arrestimi i 38-vjeçarit ishte rezultat i hulumtimeve mjeko-ligjore dhe analizave biologjike, të cilat sugjeronin se veprimet kriminale kundër grave ishin kryer nga një individ. Përveç ADN-së autorit të gjetur në trupin e viktimave, edhe veprimet përputheshin me sjelljen e të dyshuarit.

38-vjeçari, i cili jeton në qytetin rus Kazan, besohet se afrohej në shtëpitë e viktimave duke u paraqitur si një punonjës i shërbimeve. Më pas ai përdorte objekte si rripat e fustanëve apo dhe kabllo elektrike për t’i mbytur grate të moshave nga 75-90 vjeç dhe që jetonin vetëm.

Vitin e kaluar, policia ofroi një shpërblim prej 40 mijë dollarë për informacionin që çoi në arrestimin e “maniakut të Vollgës”, ndërsa kërkimet vazhduan për disa vite. Hetuesit thonë se numri i viktimave mund të shkojë në të paktën 32, çka e bën të dyshuarin një nga vrasësit serial më të tmerrshëm të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat