Abuzimi me të miturën në Babrru, gjykim të shkurtuar për ish-rojen e shkollës Abaz Dogu

Shqipëria

Abuzimi me të miturën në Babrru, gjykim të shkurtuar për ish-rojen e shkollës Abaz Dogu

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën gjykim të shkurtuar për 4 të pandehurit.

Nis procesi gjyqësor për Abaz Dogun, Klajdi Pocin dhe dy të miturit, të akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares në Babrru.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën gjykim të shkurtuar për 4 të pandehurit.

Ndërkohë në seancën e radhës pritet që të jepen konkluzionet e prokurorisë.

Katër të pandehurit akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare në Babrru.

Abaz Dogu, 65 vjeçari i cili ishte roja i shkollës 9-vjeçare, kishte regjistruar video intime me të miturën dhe ua kishte shpërndarë dhe tre të pandehurve të tjerë.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat