PPP dhe koncesionet, kreu i KLSH takim me ambasadorin zvicerian

Shqipëria

PPP dhe koncesionet, kreu i KLSH takim me ambasadorin zvicerian

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Arben Shehu

Projektet Partneritet Publik Privat do të jenë pjesë e rëndësishme e auditimeve prej Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në takimin që kreu i KLSH Arben Shehu zhvilloi me ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri është vënë theksi në zhvillimin e auditimeve në nivel të lartë profesional në kuadër të projektit SECK për PPP-të në Shqipëri.

Për mediat u tha se në takim u shpreh vlerësimi për mbështetjen e qeverisë zvicerane, teksa kryetari i KLSH garantoi se institucioni që ai drejton do të jetë garant i ruajtjes së ligjit në Shqipëri.

Në fakt projektet PPP janë konsideruar problematike jo vetëm nga opozita, por dhe prej institucioneve ndërkombëtare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raporte ka theksuar se koncesionet e hartuara keq kanë rrezik  të lartë që rrisin detyrimet dhe dëmtojnë eficencën e investimeve publike. Po ashtu shtohet se përmes tyre mund të cënohet qëndrueshmëria fiskale dhe e borxhit

Duket se KLSH tashmë do të ketë në qendër të vëmendjes pikërisht këto kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat