Ditëlindja, Meta përkujton president Rugovën: Burrë shteti i madh i kombit tonë

Shqipëria

Ditëlindja, Meta përkujton president Rugovën: Burrë shteti i madh i kombit tonë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta përkujton presidentin historik të Kosovës, Prof,Dr Ibrahim Rugovën me rastin e 76-vjetorit të lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit vlerëson figurën e tij teksa shprehet se vizioni i tij europian mbetet ende aktual për Kosovën.

Postimi i plotë:

Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale!

I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat