Gjyqi ndaj Becchettit/ Ministrja Denaj e prerë: Nuk paguajmë deri kur…

Shqipëria

Gjyqi ndaj Becchettit/ Ministrja Denaj e prerë: Nuk paguajmë deri kur…

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:14
Anila Denaj

Debate të shumta në Open në Top Channel u bënë për buxhetin e miratuar dhe vështirësitë ekonomike në një vit kur vendi është goditur nga tërmeti dhe pandemia. E ftuar në emision, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli edhe gjyqin e humbur në Gjykatën e Arbitrazhit ndaj Becchettit.

Denaj tha deri sa të kemi një vendim të formës së prerë nuk do të paguhet asgjë.

Çfarë do të bëhet me gjyqin me Becchetin?

‘Vendimi nuk është i formës së prerë. Shqipëria e ka apeluar vendimin dhe tashmë duhet të presim. Procedurat ligjore mbase do i shpjegonte më mirë avokati i Shqipërisë. Të jemi të qartë, nuk paguajmë asgjë deri sa të kemi një vendim të formës së prerë”- tha Denaj.

Kush e ka përgjegjësinë për këtë?- e pyeti Eni Vasili.

Edhe kjo është një analizë që duhet bërë pasi vendimi të të marrë formën e prerë- tha Denaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat