Rama: Negociatat nuk varen nga Merkeli, Holanda nuk do sepse…

Shqipëria

Rama: Negociatat nuk varen nga Merkeli, Holanda nuk do sepse…

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Edi Rama

I ftuar në PolitikOn, kryeministri Rama u shpreh se negociata me vendin tonë nuk hapen pasi e kundërshton Holanda, jo për shkak të ndonjë përgjegjësie nga Shqipëria.

Rama: Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore. Haptazi nuk e kundërmojnë 10 vende. Thelbi këtu është se BE nuk merr dot veprim nëse nuk janë të gjithë dakord. Historia nuk është se procesi nuk është i lidhur me çfarë bëjmë ne, përsa kohë një vend ose 5 vende kanë agjendën e tyre elektorale.

Ka zgjedhje në mars në Holandë. Jo sa herë bllokohemi ne, se është çështje e narrativave të brendshme. Gjatë gjithë kohësh kështu do të jetë ky proces.

Merkeli nuk premton dot negociata, sepse nuk varet nga ajo, por nga vendet e tjera. Sigurisht që Holanda nuk e do sepse ka zgjedhje në mars. Tani nuk flas dot, por do t’i them kur të  shkruaj ndonjë libër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat