Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina ku udhëtonte çifti del nga rruga dhe përmbyset. Plagoset gruaja

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina ku udhëtonte çifti del nga rruga dhe përmbyset. Plagoset gruaja

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Pamje nga video

Një aksident ka ndodhur sot në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.

Një automjet tip “Ford” ku udhëtonin një çift bashkshortësh ka dalë nga rruga duke përfunduar e përmbysur në një parcelë. “Panorama” mëson se e plagosura është shtetasja Pashkë Frroku.

Si pasojë e aksidenti ka mbetur e plagosur gruaja që ishte pasagjere, e cila është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërkaq, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat