Grabitet me dhunë një djalë i ri në mes të Korçës, pronar i një zyre këmbimi valutor

Shqipëria

Grabitet me dhunë një djalë i ri në mes të Korçës, pronar i një zyre këmbimi valutor

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:50
Ilustrim

Në mes të Korçës dhe në mëngjes, kur plot njerëz dalin nga shtëpitë, dy persona janë treguar trima të pabesë duke i zënë pritë një burri që e grabitën dhunshëm.

Autorët, që dyshohet se ishin djem në moshë të re, e kanë sulmuar 30 vjeçarin E.R. dhe i kanë rrëmbyer një çantë të mbushur me lekë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, raporton noa.al.

Dy shtetas të paidentifikuar, sikurse raportohet nga policia lokale, i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor thotë se po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Noa mëson se i riu është pronar i një zyre këmbimi valutor në lagjen ku ndodhi grabitja. Dyshohet se grabitja u krye nisur nga të dhënat që autorët kishin për lëvizjet me të holla të 30 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat