Grabitet kambisti në Korçë sa doli nga shtëpia, autorët me maska e armë

Shqipëria

Grabitet kambisti në Korçë sa doli nga shtëpia, autorët me maska e armë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:31
Korçë

Ditën e sotme në qytetin e Korçs ka rënë pre e hajdutëve një kambist.

Mësohet se 30 vjeçarit Anxhel Renja iu grabit çanta e dorës pak pasi kishte dalë nga banesa nga dy shtetas të paidentifikuar.Për “BalkanWeb” raportohet se autorët ishin të armatosur dhe me maska

Informacion paraprak:

Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat