Neurologu i njohur në betejë të ashpër me koronavirusin, revolta e gazetares: Ky dreq shteti, nuk i duhet as dreqit!

Shqipëria

Neurologu i njohur në betejë të ashpër me koronavirusin, revolta e gazetares: Ky dreq shteti, nuk i duhet as dreqit!

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Fiori Dardha

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “BOOM” në Rtv Ora, Fiori Dardha, ka shprehur revoltën ndaj neglizhencës dhe indiferencës së shtetit shqiptar në kujdesin dhe mbrojtjen ndaj bluzave të bardha të infektuar me Covid 19.

Në një postim në facebook, ajo i referohet rastit të mjekut të njohur neurolog Drini Dobi që po lufton prej ditësh me koronavirusin, i cili përkundër thirrjeve të vazhdueshme publike për ta dërguar jashtë për kurim, vetëm orët e fundit u mundësua dërgimi me urgjencë në Itali falë dashamiresise dhe perpjekjeve te jashtezakonshme te kolegeve te tij, te cilet kane kontribuar pa asnje hezitim per te siguruar gjithçka duhet per kurimin e tij!

Mjeku rezultoi pozitiv në testin e COVID-i në 22 nëntor.

 Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë janë infektuar me koronavirus 42,148 persona dhe kanë humbur jetën 898 të tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat