Anulohet gara për rrugën Milot-Fier

Shqipëria

Anulohet gara për rrugën Milot-Fier

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar garën për koncesionin e rrugës Milot-Fier, i cili u mbyll me dorëzimin e ofertës nga vetëm një kompani.

Anulimi i garës ka ardhur si pasojë e shpalljes të pasuksesshme të ofertës së shpallur nga e vetmja kompani në garë.

Kjo kompani nuk arrinte të ndërtonte veprën për 60 muaj.

Kujtojmë se koncesioni për rrugën Milot-Fier është parashikuar dhe në projekbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe gara pritet të rihapet sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat