Shërbim në autoambulancë, pacientët në pritje për t'u shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi

Shqipëria

Shërbim në autoambulancë, pacientët në pritje për t'u shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:21
Shqipëri

Ambulanca që vinin njëra pas tjetrës mbushën sot ambientet e jashtme të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Pacientët ndërsa prisnin për t'u shtruar në spital, e morën shërbimin mjekësor brenda autoambulancave. I afërmi i njërit prej tyre na tha se priste prej disa orësh të shtronte familjarin e tij.

“Tani më thuaj ti mua kë të pyesim ne këtu, ku të interesohemi, nuk e di cfarë të them. Po me oksigjen është,” – u shpreh qytetari për Euronews Albania.

Redaksia u interesua pranë ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë shqetësim.

Sipas Ministrisë prania e një numri të madh të autoambulancave në oborrin e spitalit COVID-2 nuk lidhet vetëm me fluks pacientësh që kërkojnë kujdes mjekësor, por edhe me zbatimin e protokollit për të shoqëruar në banesë pacientët e shëruar nga koronavirusi.

Më herët me hapjen edhe të spitalit COVID-4, ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka në dispozicion rreth 550 shtretër, ndërsa aktualisht rreth 470 prej tyre janë të zënë me pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat