Zotimi i kreut të PD, Lulzim Basha: Do të kufizoj pushtetin e kryeministrit në dy mandate!

Shqipëria

Zotimi i kreut të PD, Lulzim Basha: Do të kufizoj pushtetin e kryeministrit në dy mandate!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
Lulzim Basha

Në Ditën e Rinisë, kreu i PD, Lulzim Basha u zotua se kur të vijë në pushtet do të kufizojë mandatin e kryeministrit në dy mandate.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin në kujtim të Lëvizjes së Dhjetorit, Basha u shpreh se rinia shqiptare duhet të pastrojë ujin e ndenjur të politikës.

Basha i tha të rinjve që të kenë besim, pasi koha e tyre ka ardhur tani dhe ata do ta bëjnë ndryshimin.

“Atë që nuk e arrin dot për 8 vite nuk e arrin dot edhe 80 vite po të qëndrosh, kur nuk mban asnjë premtim. Çfarë mund të jap më shumë një njeri pas 8 vitesh në pushtet? Asgjë më mirë, vetëm më keq. Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm kur kemi kaq shumë të rinj dhe të reja. Dy mandate janë të mjaftueshme për të dhënë një kontribut të vlefshëm në krye të institucioneve shtetërore.

Duhet ti hapë rrugë të rinjve. Ndaj zotohem para jush se përmes parlamentit të ri apo me referendum qytetar unë do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit dhe ju do të votoni elitat dhe të pastroni ujin e ndenjur të politikës shqiptare.

Prandaj kini besim tek fuqia juaj, për ta ndryshuar vendin. Kini besim se koha juaj ka ardhur. Ne mund të bëjmë shumë gjëra së bashku. Ne mund të bëjmë Shqipërinë të begatë.  Bashkë do ta largojmë të keqen, bashkë do ta bëjmë ndryshimin realitet”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat