“Jep dorëheqjen kriminel”, i riu merr vajzën dhe i proteston Lleshajt poshtë zyrës

Shqipëria

“Jep dorëheqjen kriminel”, i riu merr vajzën dhe i proteston Lleshajt poshtë zyrës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:48
Protesta para zyrës së Sandër Lleshaj

Pak para se kortezhi me trupin e pajetë të 25-vjeçarit Klodian Rasha të nisej drejt banesës së fundit, aktivisti Dardan Almeta zgjodhi një mënyrë shumë origjinale për të protestuar kundër vrasjes së tij nga një efektiv policie.

I shoqëruar nga vajza e tij e vogël, ai u vendos para Ministrisë së Brendshme ku i kërkoi ministrit Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.

“Jep dorëheqjen kriminel”, lexohej në pankartat që mbante Almeta dhe vajza e tij.

Pavarësisht afrimit të dy policëve të cilët i treguan se nuk lejohet të qëndrojë pranë godinës së ministrisë, i riu vijoi qetësisht protestën.

25-vjeçari Klodian Masha u qëllua për vdekje nga një punonjës policie në afërsi të rrugës “Dritan Hoxha”.

Për këtë ngjarje hetimet vijojnë ende, ndërsa efektivi është nën arrest.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat