Vrasja e 25-vjeçarit, reagon Policia: Po analizojmë të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë…

Shqipëria

Vrasja e 25-vjeçarit, reagon Policia: Po analizojmë të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë…

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’.

Teksa shpreh ngushëllimet për familjarët e të riut, Policia thekson se krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, “për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal”. 

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat