Polici pa kamera trupi, kush është efektivi i “Shqiponjave” nën akuzë për vrasjen e 25-vjeçarit

Shqipëria

Polici pa kamera trupi, kush është efektivi i “Shqiponjave” nën akuzë për vrasjen e 25-vjeçarit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:59
Klodian Rasha

Mungesa e kamerës së trupit gjatë shërbimit që po kryente efektivi i “Shqiponjave”, ka shtuar pikëpyetjet për grupin hetimor pasi pamjet e filmuara mund të hidhnin më shumë dritë mbi ngjarjen fatkeqe ku humbi jetën 25-vjeçari Klodian Rasha.

Burime të sigurta pranë Policisë së Tiranës bëjnë me dije se shumica dërrmuese e kamerave të trupit nuk funksionojnë për shkak të defekteve. Nga 65 kamera që duhet të disponojë, kjo njësi e posaçme më shumë se 40 prej tyre nuk i ka në gjendje pune ndërsa riparimi i tyre nuk është kryer pasi sipas informacioneve ka përfunduar kontrata me kompaninë janë blerë.

Probleme me kamerat e trupit raportohen edhe në komisariate të tjera të kryeqytetit. Këto pajisje teknologjike u aplikuan për herë të parë në vitin 2016 me qëllim shmangien e akteve korruptive apo të arbitraritetit nga ana e efektivëve.

Ndërkohë Euronews Albania ka mësuar se efektivi i “Shqiponjave” i ndaluar për vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. 31-vjeçari kishte rreth pesë vite në strukturat e Policisë së Shtetit ndërsa prej afro një muaji është bërë pjesë e njësisë “Shqiponja”. Më herët ai ka shërbyer si patrullë në komisariatin nr.5 në Kamëz.

Të pyetur nga Euronews Albania eprorët e tij thanë se në këtë pozicion ai njihej si efektiv i sjellshëm dhe tepër korrekt. Efektivi po ashtu mësohet se banon me qira dhe është baba i një fëmije 3 muajsh. Ai pritet të dalë ditën e enjte para gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat