Vrasja e Klodian Rashës, eksperti i policisë: Ngjarja asnjë anë të errët, reagimi qytetar duhet të ishte edhe më i madh

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës, eksperti i policisë: Ngjarja asnjë anë të errët, reagimi qytetar duhet të ishte edhe më i madh

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:09
Artan Rexhepi

Ekspert i policisë Artan Rexhepi tha për gazetaren Ilva Tare, në Euronews Albania se historia e vrasjes së të riut Klodian Rasha nuk ka asnjë pikë të errët, pasi sipas tij nuk duhet të jesh profesionist për të kuptuar se efektivi i policisë ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke qëlluar pas shpine një njeri të parrezikshëm, i cili ndodhej pranë shtëpisë së tij.

Sipas tij, reagimi qytetar ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë duhet të ishte shumë më i lartë, ndërsa fajin për dhunën e ushtruar edhe sot sipas ekspertit të policisë, e kanë sërish drejtuesit, që në momentin që lanë pak efektivë policie përballë protestuesve

“Policia as duhet ta ndiqte, as duhet ta qëllonte të riun vetëm pse nuk kishte maskë

Ora policore nuk është as një VKM, është vetëm një akt normativ. Reparti Shqiponja vetëm emrin kanë të tillë, asnjë rast i bujshëm nuk është zgjidhur nga shqiponjat, ndoshta edhe po keqpërdoren.

Duhet të ketë një repart elitar në mbrojtje të policisë së shtetit. Sot është koha e teknologjisë, kur ke dyshime nuk ke nevojë të çosh patrullë policësh që mund të ngecë në trafik, ço një dron dhe ke mbaruar punë”, tha eksperti i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat