Shuhet në moshën 51-vjeçare Drini Dobi/ Mjeku po kurohej në Itali nga Covid

Shqipëria

Shuhet në moshën 51-vjeçare Drini Dobi/ Mjeku po kurohej në Itali nga Covid

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:14
Drini Dobi

Mjeku Drini Dobi ka humbur jetën nga covid 19.

Mjeku i njohur neurolog gjendej prej disa ditësh i shtruar në Itali, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, për të marrë një mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë. Mjeku Dobi 51-vjeç rezultuar pozitiv me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Ai kishte disa ditë që ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që I kishte shkaktuar virusi dhe në rrjetet sociale u iniciua fushatë për financimin e kurimit të tij. Përveç shumës që u mblodh në rrjetet sociale, edhe ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër shpenzimet për kurimin e tij në Itali, por për fat të keq mjeku nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Drini Dobi ka qenë mjek neurolog në QSUT prej më tepër se dy dekadash. Prej dy vitesh ai drejtonte Shërbimin Neurovaskular aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat