I pastër në 3 shtyllat e Vettingut/ KPK konfirmon në detyrë ish- inspektorin në KLD, Qemal Zaimin

Shqipëria

I pastër në 3 shtyllat e Vettingut/ KPK konfirmon në detyrë ish- inspektorin në KLD, Qemal Zaimin

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:01
Qemal Zaimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ish-inspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Qemal Zaimin.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Zaimi kandidat për gjyqtar në Apelin e Tiranës, ka rezultuar i pastër në 3 shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, figursë dhe integritetit profesional.

Qemal Zaimi aktualisht është përgjegjës në njësinë e vlerësimit etik e profesional në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim kundër kualifikimit të tij, as nga ndërkombëtarët dhe as nga Komisioneri Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat