Eurodeputetët në PE: Të ndihmohet Shqipëria në rrugën europiane, e padrejtë vënia e kushteve herë pas here

Shqipëria

Eurodeputetët në PE: Të ndihmohet Shqipëria në rrugën europiane, e padrejtë vënia e kushteve herë pas here

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:19
Eurodeputetët në PE

Eurdeputetët kanë dhënë mesazhe të forta për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa kanë folur nga Parlamenti Evropian, ku është prezantuar sot draft-rezoluta për vendin tonë.

Disa prej eurodeputetëve kanë kërkuar që të ndihmohet Shqipëria në rrugën evropiane, pasi sipas tyre, është e padrejtë vënia e kushteve herë pas here.

Mes të tjerash, ata janë shprehur se Shqipërisë i duhet dhënë një stimul, pasi njerëzit po humbasin gjithnjë e më shumë shpresën, referuar edhe situatës së rënduar nga pandemia e koronavirusit, e cila sipas tyre, mund të ketë pasoja katastrofale në vitet në vijim.

Pjesë nga diskutimet në PE:
Simecka Michal: Rruga e Shqipërisë në BE është ndikuar negativisht nga polarizimi politik. Shumë e rëndësishme është edhe Reforma Zgjedhore, përfshira e të gjithë liderëve politikë është mjaft i rëndësishëm. Bashkëpunimi i tyre është shumë i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Thomas Waitz: Nuk është aspak e drejtë që të vendosen herë pas here kushte. Ndihmojeni këtë vend, që të ecë përpara për hapjen e negociatave.

Thomas Waitz: Nuk është aspak e drejtë që të vendosen herë pas here kushte. Ndihmojeni këtë vend, që të ecë përpara për hapjen e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat