Rama sulmon Bashën: Drejtuesit e policisë, përfshirë edhe Sandër Lleshajn nuk janë të rënë nga qielli, por…

Shqipëria

Rama sulmon Bashën: Drejtuesit e policisë, përfshirë edhe Sandër Lleshajn nuk janë të rënë nga qielli, por…

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:26
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në një seri sulmesh ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, pasi sipas tij ai është numri 2, pas Sali Berishës, që ndot dhe hedh baltë ndaj policisë.

Rama: Basha është shëmbëlltyra e pafuqisë morale. Kjo jo pse është udhëheqës i disa revolucioneve në tentativë, as se është ndotësi numër 2 i policisë, por sepse është ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit.

Ishte qeveria, kryeministria e kthyer në bunker që vrau katër protestues, kur protesta po shpërndahej dhe po llogaritur kafshërimin kur protesta po shpërndahej.

Sjellja e efektivëve të policisë sot nuk ka lidhje me dje.

Nuk ka asnjë diskutim se si çdo pyll që ka derrat e vet ka edhe policia të padenjët e saj dhe asnjëherë policia nuk ka pretenduar të kundërtën. Drejtuesit e policisë sot përfshirë edhe ministrin e brendshëm nuk janë të rënë nga qielli, por askush nuk mund të ngrejë akuza për ta se janë të korruptuar apo të lidhur me krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat