“Qenke si diarrea, nuk pushoke”- Lorenc Vangjeli përplaset me sociologun: Ti je lule kacavjerrësi

Shqipëria

“Qenke si diarrea, nuk pushoke”- Lorenc Vangjeli përplaset me sociologun: Ti je lule kacavjerrësi

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Lorenc Vangjeli

Gazetari Lorenc Vangjeli dhe sociologu Ergys Mërtiri janë përplasur duke e kthyer gati në personale një diskutim lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe momentin e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjatë një diskutimi në panelin e emisionit “Opinion” mes Vangjelit dhe Mërtirit nuk ka munguar fyerjet personale.

Debati

Mërtiri: Ti je lule kacavjerrësi, i ke në ajër rrënjët.

Vangjeli: Bashkë kemi një hendek shumë të madh, moral , intelektual. Vazhdo qëndro andej. Po të them që policia është kapur shumë e papërgatitur.

Mërtiri: Kërkon të njollosësh protestuesit.

Vangjeli: Më mirë lidh këpucët se nuk të them dot mbylle.

Mërtiri: Me këto folklorizma bagëti e bujqësi bën analizë politike?

Vangjeli: Nuk merrem me bagëtitë.

Mërtiri: Këto janë banale.

Vangjeli: Mos m’u drejto, pusho!

Mërtiri: Unë flas kur të dua unë, ti s’ke as fytyrë e as kurajo të më thuash mua pusho. Të njeh gjithë Shqipëria dhe je i pabesueshëm.

Vangjeli: Sfidoj cilindo për një gjë që e kam thënë.

Mërtiri. Se kam zanat të bëj zhurmuesin.

Vangjeli: Qenke si diarreja, nuk pushoke.

Mërtiri: Diarre?

Vangjeli: Si diarre.

Mërtiri: E ke parë veten në pasqyrë?

Vangjeli: Çfarë i duket vetja këtij që flet për bagëti?

Mërtiri: Bën analiza ti? Me çfarë teorie politike i shpjegon ti këto?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat