Vidhet farmacia në Durrës, autorët boshatisin raftet, ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Vidhet farmacia në Durrës, autorët boshatisin raftet, ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm një farmaci ka rënë pre e një grabitje në qytetin e Durrësit.

Ngjarja është shënuar në farmacinë ‘Drilona’ pas bashkisë së qytetit bregdetar.

Sipas ‘BalkanWeb’ thuhet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë grabitur gjithçka ndodhej në farmaci, duke e zbrazur totalisht atë.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat