“Gjallë a vdek”! Stresi kërcënon Ramën nga arratia: Dorëzo Veliun ose do të vijmë në Surrel

Shqipëria

“Gjallë a vdek”! Stresi kërcënon Ramën nga arratia: Dorëzo Veliun ose do të vijmë në Surrel

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:14

E ndërsa deklaroi mëngjesin e sotëm se është arratisur në Kosovë, Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” nga arratia kërcënon kryeministrin Edi Rama që të dorëzojë Ardi Veliun, pra ta shkarkojë ose në të kundërt, thotë këngëtari do i shkojnë kreut të qeverisë në Surrel. Stresi bën thirrje për rezistencë dhe u premton protestuesve se sonte do të jetë në tubim.

“Shkodra zemra jeme jeni ma të mirët. I bëj thirrje Kukësit, Shkodrës, Tropoja jeme cohuni sot o kurrë. Ne jemi nis se si do vijmë sot në Tiranë gjallë a vdek nuk e di por na pritni në protestë sot do jem aty 100%, me premtimin që ua dhashë me djemtë prej Kosove e Maqedonie. Rezistoni sa të vijmë edhe ne amaneti i Zotit mos u dorëzoni. 

Shkodra, Tropoja, Vlora, Saranda, çohuni tanë se do vijmë sot, i bëj thirrje tanëve. Edi Rama dorëzo Ardi Veliun, mafiozin më të madh të historisë së Shqipërisë edhe të policisë dhe kupolës mafioze, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel. Edi Rama dorëzo Ardi Veliun ose do vijmë në Surrel pasha këtë Zot” thotë Stresi.

Uniformat blu e shpallën në kërkim për protestën e së mërkurës dhe njoftuan se mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “kundershtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “prishje e qet qetësisë publike” “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe ”mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat