Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri thotë se kontrata sociale themelohet mbi drejtësinë

Shqipëria

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri thotë se kontrata sociale themelohet mbi drejtësinë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Foto Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri, ka reguar  pë krimet në të cilat janë përfshirë edhe zyrtarët e shtetit.

Sipas LV-së, mosvendosja e drejtësisë për shumë raste krimesh ku kanë qenë të implikuar institucionet shtetërore, ka shkaktuar një situatë ku protestat të mos mendojnë më të drejtohen për nga fjala dhe arsyeja publike. Argumenti qeveritar më i përdorur ka qenë, për një kohë të gjatë, dhuna policore, duke dëmtuar rëndë besueshmërinë ndaj qeverisë. 

Postimi i plotë

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i bën sërish thirrje qeverisë Rama të shkarkojë menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe ta vendosë atë dhe zinxhirin komandues përpara hetimeve për shkeljet e lidhura me manipulimin e opinionit publik në rastin e vrasjes së Klodian Rashës. Shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut është hapi i parë i domosdoshëm për të treguar se qeveria ka reflektuar ndaj padrejtësisë së thellë që lidhet me këtë rast, dhe më gjerë me situatën në vendin tonë. 

Nga ana tjetër, protestat nuk mund as të orientohen e as të reduktohen në sulme ndaj selive të partive poltike, siç ndodhi të enjten nga disa protestues që goditën me gurë selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, dhe siç ndodhi sot nga disa protestues në Shkodër që shkatërruan selinë e Partisë Socialiste. Kjo qasje çon në rrugë të gabuar, duke rrezikuar përsëritjen e disa prej gabimeve të kryera në të kaluarën, dhe nuk vendos drejtësi as për Klodianin, as për shoqërinë. 
Duhet bërë çmos të shmangen akte të tilla nga protestuesit dhe nevojitet distancim prej tyre që mos të përsëriten.

Qeveria Rama nuk duhet ta keqpërdor çfarëdo lloj kritike dhe distancimi ndaj sulmeve të selive të saj, duke e shfrytëzuar si pretekst për një revansh të ri dhune ndaj protestuesëve. Dhuna policore këto ditë, në rrugë dhe në komisariate, ndaj të miturve, ndaj qytetarëve në moshë madhore e ndaj gazetarëve, duhet ndalur menjëherë dhe me çdo kusht. Gjuha e kryeministrit, që i quajti një herë “lukuni halabakësh” protestuesit, ndërsa sot e quajti opozitën “terroriste”, është gjuha që nxit dhunën policore, prandaj është krejtësisht e gabuar dhe e papranueshme. I bëjmë thirrje kryeministrit të reflektojë e ta ndryshojë këtë gjuhë. 

Krimet ndaj qytetarëve duhen zbardhur dhe brutaliteti i keqtrajtimit ndaj punëtorëve duhet të ndalet. Nuk mund të tolerohen krime si ai ndaj Ardit Gjoklajt, në “landfillin” e Sharrës. Nuk mund të normalizohet vdekja e minatorëve në minierat e Bulqizës dhe e punëtorëve në kantieret e ndërtimit. Nuk mund të nëpërkëmben naftëtarët. Nuk mund të harrohet nga drejtësia shembja antikushtetuese e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shfrenuar policore që e shoqëroi këtë krim institucional. 

Duhet menaxhim shumë herë më efikas e transparent i situatës së krijuar nga pandemia, raportim i drejtë mbi numrin e viktimave dhe shërim i sistemit të shëndetësië dhe vetë mjekëve e stafit mjekësor. Duhet ndalur krimi ndaj trashëgimisë kulturore dhe pasurive kombëtare. Por na nevojitet pashmangshëm edhe një sistem drejtësie dhe një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që vepron në përputhje me shtetin e së drejtës. Ndërkohë që oligarkia sundon në Shqipëri, shqiptarët po jetojnë në një gjendje të rënduar ekonomike dhe shpirtërore. Krimi i vrasjes së Klodianit nga efektivi i policisë, i shoqëruar nga krimi institucional i mashtrimit me deklaratat e Policisë së Shtetit, e mbushi kupën! Në vend që të merreshin masa të plota e transparente ndaj këtij krimi që e tronditi shoqërinë tonë të zhytur në një krizë të gjithanshme, qeveria Rama u përgjigj me megalomani dhe me arbitraritetin e dhunës policore.        

Protestat janë një e drejtë qytetare. Ato duhet të vazhdojnë me dashuri për atdheun dhe kundër dhunës së shtetit policor. Që të ketë mobilizim emancipues shoqëror, që të ketë edhe qetësi, vendi ka një nevojë urgjente për vendime të qeverisë që tregojnë së ka vërtet interes të vendosë drejtësi, duke ia nisur pikësëpari me shkarkimin dhe hetimin e Ardi Veliut.
Tiranë, 12 dhjetor 2020 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat