“Vendi në të njëjtën situatë pas 30 vitesh”, Elbasani përkujton demostratën anti-komuniste

Shqipëria

“Vendi në të njëjtën situatë pas 30 vitesh”, Elbasani përkujton demostratën anti-komuniste

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Elbasan

Në Elbasan u përkujtua 30 vjetori i demonstratës anti komuniste të 14 dhjetorit 1990 kur mijëra njerëz zbritën në shesh kundër regjimit.

Demokratë dhe përfaqësues të shoqatës “14 dhjetori”  të mbledhur pranë monumentit të “Martirëve”,  shprehën keqardhje që vendi ndodhet në një situatë më kritike se 3 dekada më parë.

“Sot pas 30 vitesh ndodhemi në pothujse të njëjtën situatë. Sot pas 30 vitesh edhe një pllakatë që kishim te Teatri Skampa që u shemb aksidentalisht, zotërinjtë e bashkisë që merren me ruajtjen e monumenteve nuk denjojnë ta vendosin atë.”

Një përgjigje demokratët e kishin edhe për drejtuesin politik të PS, Taulant Balla i cili pak ditë më parë thumboi blutë duke thënë se në Elbasan nuk ka PD.

“Ndoshta z. Balla e ka marrë malli për Bradasheshin, Librazhin apo për Elbasanin. Përgjigjen do ta marrin më 25 prill”, ka thënë Eugen Isaj, kryetari i PD Elbasan.

Lëvizja e Dhjetorit më 8 Dhjetor të vitit 1990 dhe arriti kulmin në 1991 me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat