Murrizi: Të vetëm në zgjedhje/ Kreu i LDSH refuzon rekomandimin e komisionit të Venecias

Shqipëria

Murrizi: Të vetëm në zgjedhje/ Kreu i LDSH refuzon rekomandimin e komisionit të Venecias

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Mylsym Murrizi

Thirrja publike për bashkim në një front të përbashkët  nuk është pasur me tryeza konkrete mes Mylsym Murrizit, Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit.

Lëvizja  Demokratike Shqiptare  pritet të dalë e vetme në zgjedhje pasi  kryetari i asaj  e sheh me rezerva bashëkunimin me dy ish-fuksionarët e lartë të Partisë Demokratike.

“Deklarata publike janë shoë. Nuk do doja që LDSH  te kishte brenda listës së saj individ qe mbajnë mbi shpine zullumet qofte te qeverisjen se PD qofte te PS. Konkretisht e kam fjalen per cdo pushterar te mundshem qe ka qeverisur kete vend dhe ka qene ne eliten vendimarrese politike te ketij vendi. Te mos na shfajesohen dhe te mos na behen si engjej ne prag zgjedhjesh.

Mohon të dalë në një listë të përbashkët me  figura të cilët mbajnë   faturën e pushtetit të  vitit 2005-2013,  por lë një shteg hapur për bashkëpunim.

“Nese do te ofrojne mundesine e individeve pa ngarkesa negative gjate qeverisjen se 2005-2013. Duhet te deklarojne te shkuaren e tyre me komunizmin. dhe te shohim cfare ofrojne si potencial njerezor”, tha Murrizi.

Myslym Murrizi refuzon rekomandimin e Komisionit Venecias,  i cili  kërkoi  vetëpërmbajtje nga kryetarët  e partive për të mos  kandiduar   në 4 zona elektorale teksa konfirmon  se Tirana dhe  Fieri janë dy zjedhjet e  sigurta te tij.

“Venecian nuk e marr fare ne considerate. Ligjvenesi shqiptar eshte sovran ne vendin e tij.  Komisoni i Venecias   ne Shqiperi ka dy vite qe persor si gjykate kushtetuese levizese dhe opinionet e tyre sjane as mish as peshk.  Ka qene kerkese e imja per te maksimalizuar voten e partive te reja dhe te vogla qe nuk kane sekser pushtetesh në cdo  qender votimi . Kjo lloj kategorie eshte ndare mes PD PS dhe LSI”, tha ai.

Skenarët e  daljes në zgjedhje po  vlerëson edhe një tjetër opozitë, ajo jo- parlamentre. Opsioni më  i mundshëm  është dalja ne disa zona me një listë dhe në të tjera me dy. Vendimmarrje finale do besohet tek llogaria e votave, ndërsa Lsi do ruaje logon e saj ne fletën e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat