Sot, pak protestues për Klodian Rashën / Në Durrës, tubim me arkivol në krahë

Shqipëria

Sot, pak protestues për Klodian Rashën / Në Durrës, tubim me arkivol në krahë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
Durrës

Janë të paktë në numër protestuesit për Klodian Rashën këtë të martë në Tiranë. Një grupim i tyre është grumbulluar në sheshin Skënderbej për të vazhduar protestën, që për 5 netë me radhë ka provokuar tensione në kryeqytet, duke u përcjellë shkatërrime, përplasje me policinë dhe shoqërime të shumta të të rinjve.

Gjithsesi, një natë më parë, protesta ka qenë paqësore dhe pas një marshimi drejt Kryeministrisë është mbyllur pa asnjë incident.

Një protestë kundër vrasjes së Klodian Rashës dhe dhunës policore është zhvilluar pasditen e sotme edhe në qytetin e Durrësit.

Disa të rinj janë mbledhur fillimisht në sheshin “Liria” ndërsa në mënyrë simbolike në supe mbanin një arkivol, ku shkruhej “kush është tjetri”.

Më pas ata kanë tentuar që së bashku me arkivolin të zhvendosen përpara Drejtorisë së Policisë së Durrësit, por janë ndaluar nga forcat e rendit.

Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë personave pjesëmarrës, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat