Lleshaj e lë të hapur kandidimin për deputet: Nëse më propozohet, do ta vlerësoj!

Shqipëria

Lleshaj e lë të hapur kandidimin për deputet: Nëse më propozohet, do ta vlerësoj!

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:31
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur nëse do të pranonte, nëse PS do ta kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, tha se kjo është një çështje e partive politike.

Lleshaj theksoi se në rast se propozohet si emër si kandidat për deputet, do ta vlerësojë situatën dhe më pas do të vendosë.

“Nuk e kam projektuar vetë rrugëtimin tim politik e ushtarak. Gjithë karriera ime nuk është projektuar, por është rezultat i rrethanave të caktuara, kur jam thirrur që të bëj një shërbim.  Sigurisht kandidimi për zgjedhje është çështje e partive. Nuk mund të them nëse PS do të më ofrojë një mundësi apo jo.

Do të shoh nëse pranoj, në rast se më thuhet se për çfarë bëhet fjalë. Janë shumë faktorë, që duhet të ndihesh mirë. Nuk kam kërkuar ndonjëherë post publik me presion.  Për mua është e rëndësishme që në politikë të ndihem mirë”, u shpreh Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat