Batutat për qenin/ Rama i rikthehet tërmetit, i dorëzon çelësat Ronaldos: Paskeni analistë në shtëpi!

Shqipëria

Batutat për qenin/ Rama i rikthehet tërmetit, i dorëzon çelësat Ronaldos: Paskeni analistë në shtëpi!

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:30
Edi Rama

Edi Rama i është rikthyer sot  vizitave në familjet e dëmtuara nga tërmeti, të cilëve ju është ndërtuar banesa nga e para apo rikonstruktuar.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ministri Ahmetaj, Rama ishte në Farkë në disa familje ku sërish nuk i shmangu batutat, të cilat u transmetuan në ERTV, në faqen zyrtare të Facebook.

Tek një familje, ku vetë Rama i dorëzoi tapinë e shtëpisë, një qen lehte shumë dhe nuk ndalte, e kryeministri i tha të Zotit, që falenderonte qeverinë: e paskeni një analist në shtëpi.

Tek një tjetër banor, i cili tha se dikur të kam sharë shumë ngaqë luaje me Dinamon, Rama i kthehet: kur të vish në shpi do të kujtohem unë dhe do e ndalosh të sharën.

Ndërkaq, tek një shtëpi tjetër, djali i të zotit quhej Ronaldo, çka e përqendroi të gjithë debatin në këtë aspekt.

Rama, i cili e pyeti se emrin e ke nga Ronaldo i vjetër apo ky i sotmi, i tha të hapte shtëpinë, e më pas i dorëzoi letrat e shtëpisë gruas së shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat