Adriatik Lapaj: Për efektivët e “Shqiponjave” ka shumë ankesa për sjellje prej rrugaçësh

Shqipëria

Adriatik Lapaj: Për efektivët e “Shqiponjave” ka shumë ankesa për sjellje prej rrugaçësh

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:51
Adriatik Lapaj

Avokati, Adriatik Lapaj duke përshëndetur vendimin për nisjen e një hetimi për të gjithë strukturën “Shqiponja” pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, thotë se ka shumë ankesa për këtë strukturë të policisë.

“E përshëndes iniciativën për të marrë në hetim strukturën “Shqiponja”. Konstatoj se ka shumë ankesa nga qytetarë për arrogancë, për mënyrën e sjelljes apo edhe për mënyrën se si ecin me automjet dhe motorë. Në çdo rast ata nuk duhet të harrojnë që janë Policia e Shtetit nuk në asnjë rast nuk duhet të ecin si rrugaçë”, u shpreh z. Lapaj.

Avokati veçoi dy momente kur sipas tij është shkelur ligji gjatë protestave për vrasjen e 25-vjeccarit Rasha. Adriatik Lapaj thekoi se fillimisht ditën e parë të protestës pati punonjës policie pa masa mbrojtëse.

“Duhet të ishin dërguar punonjës policie me veshje përkatëse. Nuk duhet të ishin objekt i trajtimit të pabarabartë dhe që u kërcënon jetën. Një punonjës policie që gjendjet në pamundësi për të përballuar një situatë të tillë duhet të garantojë jetën e tij dhe jetën e kolegut fillimisht.

Në bazë të ligjit duhet të mbronin institucionet por më shumë se jeta nuk ka asgjë. Ditën e parë u dërguan të pa pajisur dhe është shkelje e detyrës nga eprorët. U dërguar pa mbrojtëse. Po sikur të kishte ndonjë një tjetër vdekje?”, tha ai.

Avokati nga ana tjetër theksoi se policia pati një përdorim të tepruar të dhunës në ditën e dytë të protestës dhe në vijim. Ai tha se nuk duhet të kishte një sjellë të tillë për rastet kur për të protestuar ka arsye të ligjshme, por kjo mund të ndodhte kur një grup kërcënon rendin kushtetues.

Adriatik Lapaj foli edhe për probleme të tjera me të cilat përballet sot Policia e Shtetit duke nisur nga trajtimi i keq financiar e deri tek mungesa e një subvencionimi për pandeminë. Gjithashtu ai tha se shumë punonjës policie nuk marrin në kohë pagesën për orët shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat