Meta: Urimet më të ngrohta Shenjtërisë së Tij Papa Francesku në 84 vjetorin e lindjes

Shqipëria

Meta: Urimet më të ngrohta Shenjtërisë së Tij Papa Francesku në 84 vjetorin e lindjes

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka uruar ngrohtësisht Shenjtërisë së Tij, Papa Francesku, 84 vjetorin e lindjes.

‘Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes!

Mirënjohje të thellë p?r udhëheqjen e Kishës Katolike dhe t? njerëzimit n? rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19.

Të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme!’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat