Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Foto Ilustrim

Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të ndikojnë mbi vendin tonë duke bërë që edhe dita e sotme të jetë me mot me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare.

Kushtet e qëndrueshme do të vijojnë edhe për ditët në vijim. Në këtë mënyrë edhe për ditën e nesërme parashikohet që moti të jetë kryesisht i kthjellët por edhe nesër nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë pjesës së parë të ditës dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Era, do të fryjë me drejtim juglindje - verilindje e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2°C deri në 10°C

zoant e ulëta 2°C deri në 17°C

zonat bregdetare 8°C deri në 17°C

Ju urojmë të kaloni një ditë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat