Salianji': E vërteta e vendimit të komisionit të PD

Shqipëria

Salianji': E vërteta e vendimit të komisionit të PD

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 07:15
Salianji

Ish-deputeti, Ervin Salianji, në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, i është përgjigjur edhe pyetjes mbi pezullimin e kandidaturës së tij për deputet nga Komisioni përzgjedhës brenda PD-së dhe a ka lidhje kjo me dënimin e dhënë nga Gjykata për çështjen ‘Babale’

Peka: Komisioni Ruli tregoi që beson te drejtësia, ju pezulloi, kjo është arsyeja

Salianji: Unë besoj që duhet pyetur komisioni

Jo nuk kam kërkuar asnjë shpjegim dhe nuk kam bërë kurrë politikë për të bindur persona që mund të kenë ambicie, inate, apo mfllefe, ndaj personave të caktuar.

Unë qëndrimet publike ndaj personave në Komision nuk u heq asnjë presje ndaj asaj që kam thënë.

Unë nuk vi dhe iki nga PD sa herë shikoj pushtet.

Kontributi im vlerësohet maksimalisht në komision.

Komisioni ka bërë një punë voluminoze dhe një punë të madhe

Unë po ju them vetëm një gjë, që Komisioni e ka mbyllur punën e vetë me udhëzim në momentin që e ka çuar në anëtarësi.

Nuk ka asnjë komision dhe asnjë autoritet që del mbi anëtarësinë.

Në qarkun e Korçës jam më i votuari.

Unë iki nga politika nëse njerëzit nuk më duan. Nuk iki me kulisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat