“U prehsh në paqe”, familjarët e Klodian Rashës kurora me lule në nderim të kujtimit për të

Shqipëria

“U prehsh në paqe”, familjarët e Klodian Rashës kurora me lule në nderim të kujtimit për të

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:55
“U prehsh në paqe vëllaçko”, shkruhet në njërën nga kurorat.

Kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga vrasja e Klodian Rashës. Në vendin ku ndodhi ngjarja familjarët e tij kanë nderuar kujtimin e djalit të tyre.

Ditën e sotme ata kanë vendosur kurora, buqeta me lule si dhe qirinj në kujtim të 25-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj pas një ndjekje në rrugicat e lagjes në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit.

“U prehsh në paqe vëllaçko”, shkruhet në njërën nga kurorat.

Ekzekutimi i Rashës ka qenë kryefjalë e javës që lamë pas, kur protestues të shumtë dolën në rrugën e Tiranës për të kërkuar drejtësi. Protestat “prodhuan” rotacion edhe në postin drejtues të Ministrisë së Brendshme e cila prej ditës së djeshme drejtohet nga Bledi Çuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat