Hajdari “kokë më kokë” me Kryemadhin në 25 prill/ Do të kandidojë në Elbasan. Tani pret edhe kreun e PD-së

Shqipëria

Hajdari “kokë më kokë” me Kryemadhin në 25 prill/ Do të kandidojë në Elbasan. Tani pret edhe kreun e PD-së

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Rudina Hajdari dhe Monika Kryemadhi

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari do të jetë kandidate dhe kryesuese e “Nismës Thurje” në Qarkun e Elbasanit.

Hajdari tha se strukturat e kësaj lëvizje politike tashmë janë duke u ngritur në të gjitha Bashkitë e këtij Qarku dhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ‘Nisma’ do konkurojë me figura me integritet dhe me reputacion në komunitet.

Zyrtarizimin e kandidimit të saj në Qarkun e Elbasanit do ta bëjë nga ky qytet, ku Rudina Hajdari ka zgjedhur të konkurojë përballë mjaft emrave të njohur e me mjaft peshë të politikës shqiptare.

Mes te cileve dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ka lajmeruar te henen se do te kandidoje ne Elbasan dhe Fier!.

Pritet te jete dhe kreu i PD Lulzim Basha, nuk e ka mohuar nje gje te tille, perderisa Berisha mendohet te kandidoje ne Tirane!.

Por pavarësisht se gara për fitimin e mandatit të deputetit në Qarkun e Elbasanit duket një mision i vështirë, Rudina Hajdari beson se elektorati i Qarkut të Elbasanit do vlerësojë përpjekjet dhe kontributin e saj për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe demokratizimin e vendit sipas standarteve europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat